Ancelotti: Futbolli italian të përmirësojë spektaklin jo vetëm sistemin VAR

by admin
Spread the love

Në Itali është duke u zhvilluar një forum me titullin “Futbolli që Italia meriton”, ku shumë personazhe me peshë në futbollin italian kanë dhënë edhe mendimet e tyre se ku duhet të përmirësohet futbolli italian. Midis tyre ishte edhe Carlo Ancelotti që është një nga trajnerët më të suksesshëm italian, ndërsa këtë vit ka fituar LaLiga, dhe pret të luajë edhe finalen e Champions League.

Ai dha verdiktin e tij ku ngulmoi fortë se futbolli italian duhet të luftojë më shumë për të dhënë spektakël dhe jo te problemet me sistemin VAR. “Për mendimin tim futbolli italian sot nuk është shumë tërheqës për shumë arsye. Është aspektin teknik, sepse në këtë moment mungojë shumë figura në këtë prizëm. Është një brez futbollistësh që pas vitit 2006 kanë hasur vështirësi për t’u shprehur, por edhe nuk ka pasur talente të reja.

Më pas është e vërtetë se erdhi suksesi në kampionatin europian, por aftësitë individuale të futbollistëve italian sot nuk janë njësoj si përpara 15 viteve. Në këtë moment lojtarët italianë, sidomos të rinjtë, po hasin vështirësi për të gjetur hapësira në klubet e elitës së futbollit italian. Ka një tendencë, kryesisht pas dekretit të rritjes, që të avantazhohen lojtarët e huaj. Në vitin 2019 u luajt një finale në Europianin U19 midis Italisë dhe Portugalisë, fituar nga luzitanët ku të gjithë luanin në elitë. Italianët jo”.

Për sa i përket përmirësimit të sistemit VAR, Ancelotti shtoi se fokusi nuk duhet të jetë aty edhe pse duhet përmirësuar. Italia duhet të fokusohet më shumë te spektakli dhe jo te puna e arbitrave, edhe pse ka nevojë për rregullime. /oversport.tv

Foto: Real Madrid C.F. Twitter

You may also like