Ancelotti: Do të jetë një finale, duam të eliminojmë një rival direkt për trofeun

by admin
Spread the love

Një nga supersfidat e kësaj faze në Champions League do të jetë edhe ajo midis PSG dhe Real Madrid. Për të komentuar këtë takim ka dhënë konferencën për shtyp trajneri i “galaktikëve”, Carlo Ancelotti.

NDESHJA- “E vështirë, mund të jetë një finale. Ne duam të eliminojmë një rival për fitoren e Champions League”.

BENZEMA- “Fillimisht duhet konfirmimi mjekësor i cili është i rëndësishëm. Ai është stërvitur, madje jo vetëm dje. Pastaj varet nga ndjenja e lojtarit dhe prej andej vjen vendimi i trajnerit. Ai nuk ka luajtur për një muaj, por është Karimi… është e qartë se ai duhet të luajë”.

PSG- “Kam kujtime të mira nga e kaluara ime te PSG, jam i lumtur që jam rikthyer. Mauricio është duke bërë një punë të veçantë në Paris, nuk është e lehtë, ka shumë presion. Nuk ka asgjë tjetër, është një ndeshje top.”

PRESIONI- “Presioni është ai i përballjes me një rival të madh dhe ata gjithashtu e kanë. Ne duhet vetëm të përgatisim mirë ndeshjen, të kontrollojmë presionin. PSG është spektakolare, është një stadium i mrekullueshëm, e gjithë bota do të na shikojë.

E vetmja gjë për të cilën duhet menduar është të japim më të mirën. Nuk është e vështirë për një menaxher ta përgatisë si ndeshje, lojtarët duhet të jenë 100% të vendosur se fitorja është gjëja më e rëndësishme”.

PSG APO REAL MADRID-  “Për mua, stërvitja është kënaqësi dhe sa më i madh të jetë klubi, aq më shumë më pëlqen”. /oversport.tv

You may also like