Ançeloti: Jemi përgatitur për provokime, Sakit i pëlqen Reali im

by admin
Spread the love

Reali i Madridit do të përballet sërish me Atletikon, një javë pas gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës. Këtë herë përballja vlen për 1/8 e finaleve në Kupën e Mbretit. Rivali është i njëjti, por të rrethanat e tjera do të jenë krejt ndryshe. Nuk do të luhet në një fushë neutrale si në Arabi, që më shumë ngjante si Madrid.

Do të luhet në fushën e Atletikos, në “Metropolitano”. Dhe Reali e Ançeloti e dinë fare mirë se i pret një ambient aspak miqësor. Por për Ançelotin nuk ndryshon gjë, Reali i tij do të kërkojë një vend në çerekfinale.

SITUATA – “Ekipin e shoh mjaft mirë. Në shtëpinë e Atletikos do të jetë shumë e vështirë. Nuk do të jetë si në Arabi, pasi në fushën e tyre janë tjetër gjë”.

NDERIM NGA ATLETIKO PËR SUPERKUPËN – “Unë respektoj vendimet e secilit klub. Nëse Atletiko do të na rezervojë një roje nderi, shumë mirë. Nëse nuk e bën përsëri shumë mirë”.

BRAHIM DIAZ – “Është kthyer nga Italia më i fortë fizikisht dhe më i zgjuar taktikisht”.

PROVOKIMET – “Jemi përgatitur edhe në këtë drejtim. Por luajmë kundër një rivali shumë të fortë, që është kandidat për ta fituar këtë trofe”.

ECURIA PA HUMBJE – “Më pëlqen atmosfera që kemi në klub dhe në dhomat e zhveshjes. Suksesi qëndron te fryma në skuadër, te shpirti i ekipit. Dhe ne po luajmë futboll të mirë, jemi solidë dhe me ide të qarta. Nuk po e them, unë, ma tha Saki në telefon”.

VINICIUS – “Ai është kthyer në nivelin e tij më të mirë. Ai kishte nevojë për kohë. Ai po mëson të luajë më shumë nga brenda, dhe kjo e bën atë më të rrezikshëm, më të paparashikueshëm. Më pëlqeu shumë ajo që tha pas ndeshjes kundër Barcelonës më shumë se tre golat”.

PANORAMASPORT.AL

You may also like