Analiza e Xavit: “Jemi në periudhën pas Messit, duhet durim”

by admin
Spread the love

Trajneri Xavi Hernández bëri një lloj retrospektive të sezonit të Barcelonës dhe kujtoi se klubi katalanas është ende në fazën e rikuperimit, pas largimit të Lionel Messit në Paris Saint-Germain.

“Duhet të jemi shumë të durueshëm dhe sezonin e ardhshëm të përpiqemi të luftojmë për tituj. Kjo nuk mjaftoi. Kishte momente fantashkencë, si 4-0 në “Bernabeu”, por edhe të tjera tmerri, si kur nuk kishim as lojtarë. 

Në nëntor ishim shumë keq, por jemi në epokën pas Messit, duhet të jesh shumë i duruar. Duhet të forcojmë skuadrën, të jemi të guximshëm në idenë e lojës, por mbi të gjitha duhet të jemi realistë dhe të kemi kohë për të punuar”,- tha trajneri i skuadrës “blaugrana”.

Barcelona do të përballet me Rayo Vallecanon, të dielën, në “Camp Nou”, në orën 21:00. Fitorja është synimi i trajnerit Xavi për të vazhduar luftën për vendin e dytë në La Liga me Sevillen.

You may also like