Analiza e sfidës/ “Mat” në tri lëvizje, ja si doli Milani me 3 pikë nga “Olimpico”

by admin
Spread the love

Nëse kishte një aspekt të rëndësishëm të Milanit të Piolit, ai lidhej me aftësinë për të shfrytëzuar dobësitë e kundërshtarëve, duke ndryshuar strukturën e lojës pa prekur parimet e veta.

Edhe në një ndeshje më pak emocionuese si ajo kundër Atalantës, kuqezinjtë mundën ta përgatisnin manovrën në mënyrën më të mirë. Megjithatë, në fitoren ndaj Lacios, i vetmi aspekt vërtet pozitiv ishin tre pikët. Përtej arbitrimit, me kundërshtarët e detyruar ta mbyllin ndeshjen me 8 lojtarë, Milani shijoi fitoren duke ruajtur shpresën për të synuar vendin e dytë dhe sigurinë për të ditur të fitojë ndeshjet e ashtuquajtura “të pista”. Fitorja me dy minuta para përfundimit me një gol të shënuar nga një rezervë të lë sërish një shije të ëmbël, e cila, megjithatë, bie ndesh me atë që ndodhi në 87 minutat e mëparshme. Pioli e përgatit me 4-1-4-1 e zakonshmëm me Adlin përpara mbrojtjes dhe Benaser në linjë me Loftus-Cheek, pas Zhirusë me Pulisiçin dhe Leao në krahë.

LOJË NË ÇIFT – Megjithatë, Lacio nuk i lejoi kuqezinjtë të zgjedhin lojtarët e pozicionuar në mesfushë, falë edhe një strukturë që bllokonte pjesën qendrore me Guenduzinë i cili shoqëronte Immobile në mbylljen e qendërmbrojtësve kundërshtarë, duke i zënë rrugën e pasimit drejt Adlisë. Pozicionet e Vesinos dhe Luis Albertos nuk i lejuan Milanin t’i shërbente dy mesfushorëve qendrorë, me Felipe Anderson dhe Zakanji që nga ana e tyre do të bllokonin Florencin dhe heo Hernandezin. Djemtë e Piolit luftuan për të fituar metra në fushë, ndërsa Lacio përpiqej me pasime direkte nga porta drejt Marusiçit që shpesh lihej pa mbulim nga Leao.

ZGJIDHJA TAKTIKE – Rezultati është një situatë ngërçi të madh taktike, me mundësi (jo të tepruara) nga të dyja palët, derisa vendësit mbetën me 10 lojtarë. Sarri nuk hoqi dorë nga tre sulmuesit me një 4-2-3 që bëhej 4-4-1 në fazën pa top. Milani, pa shumë ide, qoftë nga pikëpamja e ideve taktike të trajnerit të tyre, qoftë për shpikjet e individëve (Leao, Benaser dhe LoftusÇikk mbi të gjithë), nisi të marrë komandën për shkak të epërsisë numerike dhe futjeve të Reijndersit mes Loftusit dhe Okaforit. Kjo treshe së bashku me Pulisiçin dhe Leaon kishin për detyrë të furnizonin Zhirunë që sidoqoftë nuk doli kurrë në pozicion goditës dhe goli i avantazhit erdhi vetëm falë të zakonshmit Leao. Me këtë formacion hipersulmues dhe ndaj një Lacio super numerikisht inferiore, Milani arriti të marrë tre pikët. Mjaftueshëm për t’u kthyer në shtëpia të kënaqur, por jo aq sa për të menduar një rikthim në kohët e arta.

PANORAMASPORT.AL

You may also like