Analisti bën deklaratën e fortë: Nuk e besoj dorëheqjen e Ardi Veliut

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Arion Sulo, ka komentuar dorëheqjen e ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu dy ditë më parë.

Ai u shpreh në “Open” se Veliu ishte një shërbëtor besnik i Kryeministrit dhe Partisë, por sipas tij fati i shërbëtorëve të shtetit është gjithmonë afatshkurtër.

Më tej, ai tha se nëse Ardi Veliu do të ishte në rregull me ligjin, nuk do të ishte detyruar që të jepte dorëheqjen, duke shtuar se arsyet që ai ka paraqitur në letër nuk qëndrojnë.

Ishte një largim dhe jo një dorëheqje. Ishte fakt i një bashkëpunimi të shërbesës politike. Ai ishte shërbëtor besnik i kryeministrit dhe partisë. Fati i shërbëtorëve të shtetit është gjithmonë afatshkurët, është në shkelje. Nëse ai do të ishte në rregull me ligjin, nuk do të jepte dorëheqjhen. Arsyet që ka paraqitur vetë nuk qëndrojnë. I zoti mbaroi punë më të dhe e largoi”, u shpreh Sulo.

You may also like