Analistët britanikë të sportit kritikojnë shtyrjen e ndeshjeve të fundjavës prej vdekjes së mbretëreshës (fotot)

by admin
Spread the love

Analistët kryesorë të futbollit në Britani Gary Neville e Piers Morgan u shprehën kundër vendimit për të shtyrë ndeshjet e fundjavës pas vdekjes së mbretëreshës Elizabeth II.

Legjenda e Manchester United, Neville tha se ishte dakord me opinionin e  Morgan, i cili tha se sporti mund të bënte homazhe dinjitoze për monarken, pa qenë nevoja të ndalohej aktiviteti sportiv.

Zyrtarët e Premier League vendosën mëngjesin e sotëm që ndeshjet e kësaj fundjave (perfshi dhe te henen) të shtyhen për respekt ndaj monarkes së ndjerë, e cila vdiq dje në moshën 96 vjeçare.

Por Morgan e Neville besojnë se është marrë një vendim i gabuar.

Që para dhënies së vendimit të federatës, Morgan komentonte: “Eventet sportive duhet të vijojnë sepse mbretëresha e donte sportin, dhe sepse do të ishte shumë e bukur të shije turmat të këndonin himnin si një homazh ndaj madhërisë së saj, siç ndodhi dje në ndeshjen e luajtur nga West Ham për Europa League.”

Ndërsa pasi pa njoftimin, Morgan komentoi sërish: “Vendim qesharak,” shoqëruar me një ‘emoji’ mosaprovimi.

Neville reagoi ndaj komentit të Morgan duke shkruar: “Jam dakord me Piers. Sporti mund të demonstrojë më mirë se të tjerët respektin për mbretëreshën”.

Ndeshjet e kriketit të fundjavës gjithashtu janë shtyre në Britani.


Neville reagoi ndaj komentit të Morgan duke shkruar: “Jam dakord me Piers


Top Channel

You may also like