Amrush Batatina: Nëse Agim Ademi nuk ia ka falë titullin ndonjë klubi tjetër, atëherë Llapi duhet ta fitojë ndeshjen në tavolinë ndaj Malishevës

by admin
Spread the love

Llapi së fundmi është ankuar për parregullësi pas humbjes në xhiron e fundit ndaj Malishevës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina u mposht nga Malisheva në ndeshjen ku dy golat i shënoi, Drilon Hazrollaj.

Në këtë ndeshje u aktivizua edhe ish ylli i Fushë Kosovës, Rilind Haziraj gjë e cila përbënë parregullësi sipas Amrush Batatinës nënkryetari i dytë i Llapit.

Amrush Batatina në një intervistë për GazetaBlic Sport tha se beson se kjo ndeshje do t’i takoj Llapi pasi edhe përmendi raste të tjera ku ka pasur veprim të tillë si në rastin e Fushë Kosovës ndaj Ulpianës.

“Rilind Haziraj ka luajtur me katër kartona të verdhë [duke iu referuar edhe kartonave të marr nga lojtari në grupmoshat U21], normal s’ka drejtë për të luajtur, kemi pyetur edhe në selinë kryesore të FIFA-s në Zvicër, automatikisht kjo lojë i takon Llapit në tavolinë. Kemi fol me presidentin, kjo çështje do shkoj edhe në instanca më të larta nëse nuk është vendimi në favor tonë. Kemi pasur edhe raste të njëjta në të kaluarën e afërt mes Fushë Kosovës dhe Ulpianës. Nëse ka drejtësi në FFK, nëse Agim Ademi nuk ia ka falë kampionatin dikujt tjetër atëherë duhet të ketë drejtësi për të gjithë pasi edhe ne po investojmë në klub”, tha Batatina për GazetaBlic Sport.

 

You may also like