Amnistia fiskale, eksperti i ekonomisë reagon ashpër ndaj politikanëve: Po e kalërojnë këtë popull

by admin
Spread the love

Eksperti i ekonomisë, Pano Soko, ka folur mbrëmjen e sotme në një emision televiziv në lidhje me amnistinë fiskale.

Soko hodhi akuza të forta ndaj politikanëve, duke thënë se ata po e bëjnë bashkë amnistinë fiskale.

Sipas ekspertit Soko, me këtë draft politikanët shqiptarë po djegin rrugën e sigurt dhe të vetme që ka drejtësia për t’i kapur ata.

“Amnistia fiskale bëhet nga të gjithë politikanët. Me këtë draft, këta po djegin rrugën më të sigurt që ka drejtësia për t’i kapur ata. politikanë që kanë bërë evasazion fiskal për 30 vjet. Nëse ka një rrugë që ka drejtësia për t’i kapur, është ajo “ndiq paranë”. Përmes këtij ligji, këta po presin rrugën e vetme të sigurt që ka drejtësia për të arritur të veprat kriminale që janë kryer. Se çfarë ndodh? Ti nuk ke një provë që një politikan ka kryer evazion, por ti sheh paranë. Al Capone u kap për paranë, sepse është rruga më e drejtë që ka drejtësia. Këta po demontojnë të vetmen rrugë të pastër që ka drejtësia për të ndjekur ndonjëherë paranë e korrupsionit në vendin tonë. Ata po e shalërojnë mirë këtë popull, e kanë kalëruar e po e kalërojnë mirë”, u shpreh eksperti Soko.

You may also like