“Amerika ja ka vënë në lule të ballit” Qytetarja përplaset me protestuesin në rrugë: Ti s’ke bukë të hash në shtëpi (VIDEO)

by admin
Spread the love

Ditën e sotme në protestën e thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha, mbështetës të tij kanë sulmuar dhe shkatërruar goditën e selisë së Partisë Demokratike.

Në një video një qytetare e revoltuar i thotë protestuesit se ai nuk ka bukë në shtëpi ndërkohë që Berisha ka gjysmën e Tiranës çka ka bërë që protestuesi t’i thotë se i është rritur gjuha nga demokracia.

Kjo ka bërë që qytetarja të nxehet edhe më tepër dhe t’i thojë se Berisha nuk ka ku shkon pasi është nën shënjestrën e SHBA dhe këtë fat do të kenë edhe ata që e mbështesin.

Por mbeshtetesi i Berishës është i bindur qe kjo beteje do te fitohet dhe me referendum do te largohet ambasadorja e SHBA-ve.

Debati i plotë:

Qytetarja: Ti s’ke bukë të hash në shtëpi, Saliu ka gjysmën e Tiranës

Mbështetësi i Berishës: Ti ke frikë nga ai, të është rritur gjuha ty, prej demokracisë

Qytetarja: Ja ka vënë Amerika këtu (në lule të ballit) , ashtu do t’jua bëjë edhe juve

Mbështetësi i Berishës: Çfarë Amerike, pse Amerika më ka pjellë mua, të bëjmë Referendum dhe ta përzejmë prej këtej atë ambasadoren.

VIDEO:

You may also like