Ambasadori Rohde falënderon Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve afganë

by admin
Spread the love

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Ministrinë e Punëve të Jashtme për strehimin e pesë gazetarëve nga Afganistani.

“E falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për ofrim të strehimit në Kosovë për pesë gazetarë nga Afganistani me përkrahje të Gjermanisë në bashkëpunim me organizatat partnere AGK dhe ECPMF”.

Mes tjerash, ambasadori Rohde thotë se ky veprim paraqet kontribut për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit.

“Mbështetje kuptimplote për mbrojtjen e lirisë së shtypit, kontribut i prekshëm për sigurinë e gazetarëve dhe përkushtim i qartë ndaj vlerave tona të përbashkëta. Mirënjohës për këtë bashkëpunim të rëndësishëm në kohë sfiduese”, ka shkruar Rohde në Twitter.

Pesë gazetarë afganë do të vijnë në Kosovë, Qeveria ndan 30 mijë euro 

You may also like