AMAN – Jordania rihap hapësirën ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit

by admin
Spread the love



AMAN, 14 prill /ATSH-DPA/- Jordania ka rihapur hapësirën e saj ajrore pas sulmit iranian ndaj Izraelit fqinj, njoftoi sot autoriteti i aviacionit civil të monarkisë, pas një mbylljeje prej rreth dhjetë orësh.

“Aeroportet dhe linjat ajrore janë rikthyer në normalitet”, tha një zyrtar i aviacionit për stacionin televiziv jordanez “al-Mamlaka”.

Jordania mbylli hapësirën e saj ajrore dje në mbrëmje për shkak të tensioneve ushtarake. Vendimi i autoritetit u mor për shkak të shqetësimeve të sigurisë dhe tensioneve rajonale.

Gjatë sulmit iranian ndaj Izraelit dje në mbrëmje, pjesë të raketave të lëshuara thuhet se ranë nga qielli në Jordani. //a.i/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.






Artikulli paraprakJava Globale e Parasë, Muzhaqi: Prioritet, edukimi financiar i të rinjve
Artikulli tjetërFOKUS – Italia thërret G7 në takim pas sulmit iranian ndaj Izraelit


You may also like