Alvisa dhe Bashkimi bëjnë lëmsh rrjetin: Nuk jemi çift

by admin
Spread the love

Alvisa Qarri dhe Bashkim Saiti janë dyshja e parë që mund të formohet nga “Për’puthen”.

Ata para vitit 2022 janë deklaruar për njëri-tjetrin dhe janë marrë vesh që ta vazhdojnë njohjen jashtë programit.

Alvisa dhe Bashkimi kanë shkëmbyer edhe puthjen e parë në emision, por pavarësisht gjërave që kanë ndodhur ata ende nuk e llogarisin veten si çift.

Të dy kanë qenë të ftuar tek emisioni “Shqipëria live”, ku kanë folur në detaje për romancën e tyre.

Por ajo çka është për tu habitur është deklarata e tyre të cilët thanë se nuk janë çift por janë në njohje e sipër.

Pjesë nga biseda:

Alvisa: Ne jemi në njohje e sipër.

Bashkimi: Nuk më pëlqejnë epitetet, po e njoh këtë vajzë. Epitetet kanë përgjegjësi.

Alvisa: Çift quhemi kur marrëdhënia të thellohet. Se ne nuk e njohim njëri-tjetrin aq mirë.

Ndryshe, Alvisa ka treguar se nuk i pëqlen të shkojë në Amerikë pasi që ka ndërtuar jetën e saj në Shqipëri, ndaj Bashkimi është ai që po sakrifikon për të qëndruar afër saj.


You may also like