Alpinistja profesioniste gjendet e vdekur në çarjen prej 600m të majës së 8-të më të lartë të botës (fotot)

by admin
Spread the love

Një nga alpinistet e skiatoret më të arritura e me ekstreme në botë, amerikania Hilaree Nelson është gjetur e vdekur në majat e Himalajeve pasi kishte rënë në një çarje të tmerrshme në akull.

Nelson u konfirmua e vdekur pas rënies gjatë ekspeditës së saj në kompleksin e Himalajeve.

49 vjecarja me eksperiencë ishte duke zbritur me ski të hënën në malin Manaslu në Nepal, një nga tetë majat më të larta në botë.

Disa dëshmitarë panë të tronditur sesi ajo ra në gropën 600m të thellë në akull, e cila ndodhej pak më poshtë majës rreth 8000 metra të malit.

Autoritetet në Himalaje konfirmuan sot se trupi i gruas ishte gjetur në anën jugore të malit pas tre ditë kërkimi.

Kërkimet ajrore lokalizuan trupin e pajetë të Hilaree poshtë majës Larke, para se trupi i saj të transportohej në bazë dhe më pas të dërgohej në rrugë ajrore drejt Kathmandu.

Të hënën 49-vjeçarja dhe partneri i saj Jim Marrison kishin bërë ski duke zbritur nga maja e malit Manaslu, që arrin mbi 8000 metra lartësi.

Ortekët janë të shpeshtë në zonat e mbuluara nga dëbora, dhe një person kishte humbur jetën në ditën e performancës së atletes.

Një guidë malore që punonte me Nelson në Nepal tha për revistën Outside se dëshmitarë kishin thënë se “njëra ski e viktimës kishte dalë në anën tjetër të malit”. Ndërsa partneri Jim Morrison ishte kthyer në kamp, sipas raportimeve.

Në faqen e internetit të viktimës Nelson, ‘The North Face’ thuhet: “Me një karrierë prej dy dekadash me më shumë se 40 ekspedita në 16 vende të tjeryshme, Hilaree Nelson mund të jetë aplinistja e skiatorja më aktive e kohës së saj”.

Në 2018, Hilaree e Jim u bënë të parët që zbritën me ski malin Lhotse në Nepal, maja e katërt më e lartë në botë.


Një nga alpinistet e skiatoret më të arritura në botë, amerikania Hilaree Nelson është gjetur e vdekur në majat e Himalajeve


Top Channel

You may also like