Alonso: Duam të befasojmë me një paraqitje të mirë

by admin
Spread the love

Në prag të ndeshjes kundër Koln-it, trajneri i Bayer Leverkusen, Xabi Alonso deklaron se dëshiron që të surprizojnë me paraqitjen e tyre.

Në prononcimin e dhënë për mediet, Alonso theksoi se në këtë përballje skuadra e tij duhet të ketë përqendrim maksimal.

“Skuadra e meritoi pushimin e ditëve të fundit dhe mundi të qetësonte kokën dhe këmbët. Ne u stërvitëm mirë këtë javë dhe jemi gati për të dielën.

Ndeshjet si këto janë gjithmonë të veçanta. Në derbi është një atmosferë shumë e veçantë. Ky rivalitet është pjesë e tij, por i përket fushës.

Pritja jonë është e madhe, po ashtu edhe respekti për ndeshjen dhe për Koln-in. Duhet përqendrim maksimal, të dielën duhet të luajmë me zemër, por edhe me kokë. Ka ende shumë ndeshje dhe shumë pikë për t’u marrë.

Gjithçka mund të ndodhë, jo vetëm në Koln, por në çdo situatë në renditje”-deklaroi trajneri i Leverkusen.

You may also like