Almiron arrin marrëveshje me skuadrën arabe

by admin
Spread the love

Miguel Almiron pritet të largohet nga Newcastle United gjatë këtij afati kalimtar të janarit.

Almiron pritet ta vazhdojë karrierën në futbollin arab. Gjatë këtyre ditëve, ai do të nënshkruaj për ekipin e Al-Shabab, me të cilët ka arritur marrëveshje personale/

Ky transferim, ekipit arab pritet ti kushtojë 30 milionë euro.

Krejt çka ka mbetur është marrëveshja mes ekipeve dhe futbollisti të marrë rrugën drejt tokës arabe.

Almiron është pjesë e anglezëve që nga vitit 2016 dhe ka kontratë me ta deri në vitin 2026.

Këtë edicion me Newcastle, mesfushori ofanziv ka shënuar pesë gola e dy asistime në të gjitha garat.

 

You may also like