Allegri: VAR është subjektiv! Në ndryshim nga Inter-i, ne nuk kemi përfituar ndonjëherë

by admin
Spread the love

Pas fitores 1-2 me përmbysje në transfertën e Salernitana-s, trajneri i Juventus-it, Massimiliano Allegri ka folur ndër të tjera edhe për vendimet e VAR-it ndaj tyre dhe ndaj skuadrave të tjera.

Sipas italianit vendimet e VAR-it janë subjektive, ndërsa theksoi në konferencën për mediet se ekipi i tij asnjëherë nuk ka përfituar.

“VAR-i është subjektiv, unë e kam thënë këtë që në fillime. Ne gjithmonë e pësojmë, ndryshe nga skuadrat e tjera. Nuk ka kuptim të debatojmë, ne bëjmë punën tonë, ka një komision arbitrash që vlerëson atë që ata bëjnë”, deklaroi Allegri, ndërsa u pyet për vendimet e VAR ndaj Inter-it specifikisht.


Top Channel

You may also like