Allegri për të shpëtuar Juven? Statistikat i ka më keq se i larguari Andrea Pirlo

by admin
Spread the love

Pas barazimit në fundin e ndeshjes kundër Bolognas, Juventusit i mungojnë vetëm 5 ndeshje deri në fundin e sezonit. Por që tani mund të bëhen disa vlerësime dhe analiza për rikthimin e Massimiliano Allegrit. Me statistikat në duar, Max mund ta mbyllë vitin në vendin e katërt në kuotën e 78 pikëve dhe ndoshta mund të fitojë Kupën e Italisë.

Rezultat që e arriti edhe Andrea Pirlo në vitin e tij të parë si trajner në sezonin 2020-2021, por ai në fakt fitoi Superkupën e Italisë.

Të dy u eliminuan nga Champions-i në fazën e 1/8-ave dhe do të thotë se bilanci për momentin është pozitiv në anën e Maestros. Por për Juventusin ai ishte një zgjedhje e nxituar dhe drejtuesit donin patjetër një trajner me eksperiencë si Allegri për ta rikthyer ekipin në majën e Italisë dhe të Europës.

Por ky objektiv dështoi. Vetëm nëse Juventusi do t’i fitojë të gjitha ndeshjet e mbetura nga tani deri në fund mund të barazojë rezultatin e Pirlos në kampionat dhe të kërkojë Kupën e Italisë. Por rikthimi i Max nuk ka sjellë asgjë më shumë pozitive në krahasim me Pirlon. /oversport.tv

You may also like