Alibeaj thirrje qeverisë: Nënshkruani marrëveshjen për ekstradimin me Emiratet e Bashkuara, sa të krisi kallashi i radhës

by admin
Spread the love

Kryetari i Grupit të PD Enkelejd Alibeaj nga foltorja e Kuvendit i është drejtuar Ministrit të Brendshëm dhe atij të Drejtësisë duke kërkuar që të lidhin marrëveshje me Emiratet e Bashkuara për ekstradimin e kriminelëve, dhe jo të kërkojnë votën e opozitës për marrëveshjen për shkëmbim informacioni, që sipas tij gjendet edhe online nëse kërkon.

Alibeaj tha se në momentin që qeveria do të nënshkruajë marrëveshjen për ekstradimin e të dënuarve, atëherë ata do të votojnë edhe këto marrëveshje, që ai i cilëson si jo shumë të rëndësishme.

Sipas tij nëse realizohet kjo marrëveshje, është një formë që qeveria të dëshmojë se nuk është e kapur nga kriminelët.

“Dubai ju thotë gjë? Banda e Durrësit ju thotë gjë? Të gjitha bandat në këtë vend kanë gjetur parajsën e tyre në Dubai. Sigurisht Ministrin e Brendshëm e kuptoj që thotë se ka bërë punën e tij. Por çfarë është kjo marrëveshje? Shkëmbim të dhënash… shkëmbim të dhënash që I ka kushdo që do dhe i gjen online? Dhe kjo quhet një arritje?!

Tregon mungesë vullneti për të luftuar krimin, këtu kërcet dyfeku atje hapet shampanja.. po! Lexoni raportet e BIRN, kjo është këmbanë alarmi që duhet të bjerë në veshin e Ministrit të Brendshëm dhe të Drejtësisë.

Do duhet të na bëjë të mendojmë!

Nëse do sillni një marrëveshje ekstradimi me Emiratet e keni votën tonë! Ndaj kësaj marrëveshjeje fshihen kaq probleme të mëdha dhe demaskim i qeverisë. Kjo është ajo që duhet të diskutojmë të gjithë, duhet parë me seriozitet, impuls politik, për të hequr çdo ide keqkuptimi që pengimi i marrëveshjes së ekstradimit me Emiratet të jetë e kapur nga krimi. Keni një detyrim për ta bërë këtë gjë, parajsa kriminale është atje, detyrimi juaj është ta tregoni se nuk jeni të kapur nga krimi, nga ana jonë do ta keni votën sapo të sillni, edhe për këto, marrëveshje për shkëmbim informacioni.

Çështja është si i sjelli kriminelët. Nuk është sfidë për ju, por një qëndrim për t’i zbardhur faqen Shqipërisë. Sa të krisi kallashi i radhës, është mirë ta themi që sot, do t’i bëjmë nder vendit dhe rrugës drejt BE. Kështu bëhet shteti”, tha ai.

You may also like