Aleksandër Çipa zbulon qëllimin e bashkimit të Ilir Metës dhe Sali Berishës

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Analisti Aleksandër Çipa ka komentuar koalicionin e Berishës me LSI për zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

I ftuar në emisionin “Shqip”, Çipa tha se ky koalicion është një kthim pas për vendin dhe personazhet politikë si Meta dhe Berisha janë të prirur të sjellin tranzicion dhe të nxjerrin popullin në rrugë.

“Me Berishën dhe Metën, jemi në një stanjacion, në një ndalim në vend. Këtë kartë nuk po e lozin dhe PD e Basha nuk po e lozin këtë gjë dhe tjetra cili është modeli se në 30 vjet politikë si Meta dhe Berisha kanë krijuar metodologjinë e tyre politike, ata janë mbretër të tranzicionit, të normaliteti ha diskutim pastaj dhe shoqëria jonë nuk ka nevojë të riciklojë njerëz të tillë. Nisem nga gjuha dhe ligjërimi politik i tyre, duan ta nxjerrin popullin në rrugë dhe dihet se çfarë pasojash sjell kjo gjë”, u shpreh analisti Aleksandër Çipa.

You may also like