Albin Kurti edhe në mbyllje të fushatës në Mitrovicë, po tenton ta shpëtojë Agim Bahtirin nga humbja

by admin
Spread the love

Mungesa e përkrahjes dhe kundërshtimi i aktivistëve të parë të VV-së ndaj Agim Bahtirit, ka bërë që Albin Kurti të vijë sërish në Mitrovicë, më saktësisht në lagjen Tavnik.

Gjatë gjithë fushatës zgjedhore e gjithë Qeveria Kurti ka zbarkuar në Mitrovicë, me qëllimin e vetëm ta nxjerrin nga humbja e thellë Agim Bahtirin, shkruan portali mitrovicas “Jepi Zë”.

Para dy ditësh qëndroi sërish Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, i cili duke u munduar ta ngris figurën e Bahtirit e quajti “akademik”.

Përveç Kurtit e Konjufcës, në Mitrovicë kanë qëndruar Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Liburn Aliu, Faton Peci dhe Xhelal Sveçla, këta dy të fundit disa herë.

Nga Kuvendi për ndihmë ndaj Agim Bahtirit, deri tani kanë qenë Armend Muja, Enver Dugolli dhe Mefail Bajqinovci disa herë.

Sondazhet dhe opinioni i qytetarëve mitrovicas për humbjen e Bahtirit, ka bërë që të gjitha këto figura të vijnë në Mitrovicë që ta ndihmojnë kandidatin e VV-së.

Mbrëmë u publikua edhe një sondazh i ri nga Klan Kosova, i cili sërish e nxjerr fitues Bedri Hamzën, ndërsa Agimin Bahtirin me vetëm 36.9% të votave.

Kandidatura e Bahtirit ka shkaktuar shumë përçarje brenda VV-së në Mitrovicë, pasi një pjesë e aktivistëve të parë dhe më të angazhuar po e kundërshtojnë atë, ndërsa një pjesë e kandidatëve për asamble nga kjo listë nuk po e kërkojnë votën fare për Agim Bahtirin.

You may also like