Albana Vokshi: Do ketë vetëm protesta kundër qeverisë, është rrugë me një kalim

by admin
Spread the love

Gjatë një interviste në “News 24”, deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, deklaroi se opozita do të vijojë protestat kundër qeverisë “Rama”.

Ndër të tjera, Vokshi tha se tashmë PD është gati për të rrëzuar nga pushteti Edi Ramën dhe se dalja masive e qytetarëve në protestën e 7 korrikut, dëshmon se ata e besojnë këtë forcë politike.

“Kemi kaluar një proces jo pak të vështirë, riorganizmin e PD. Fakti i mirëorganizimit të protestës ishte testi i parë që u kalua me sukses edhe sepse elektorati na besuan. Pra jemi një forcë që qytetarët i besuan. Jemi një front për shpëtimin e Shqipërisë, ata besuan tek kjo forcë politike. A jemi ne gati? Po jemi! Ishim në shesh, do jemi në shesh, vetëm protesta, është rrugë me një kalim, nuk ka kthim pas. Do të shfrytëzojmë çdo hapësirë për të bërë opozitë reale”, tha Vokshi.

You may also like