Albana Vokshi: Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve, Basha hesht

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Për herë të parë, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi deklaroi se Sali Berisha ka qenë kundër djegies së mandateve nga opozita.

“Unë di që në Grupin Parlamentar, Sali Berisha ka qenë I vetmi që nuk ishte dakord 100% për djegien e mandateve. Ai tha se para këtij hapi ka aksione të tjera me protesta të pandalshme e të tjera. Pra unë nuk e besoj që ka qenë zoti Berisha pas këtyre vendimeve”, u shpreh Vokshi.

Deputetja shtoi se Basha vijon të heshtë për 25 Prillin, që demokratët e kanë cilësuar zgjedhjet si një masakër zgjedhore.

“Zoti Berisha është i qartë në këtë pjesë, ka qenë masakër elektorale sepse nuk u ndëshkuan ata që u përfshinë në krimet elektorale. Janë arrestuar disa komisionerë, që janë të fundit fare në listën e fajtorëve. Çdo ditë e më shumë djegia e mandateve ka rezultuar se dalja nga institucionet ishte e gabuar sepse nuk funksionon. Do të funksiononte nëse do të kishte rregulla loje, por Edi Rama nuk i ndjek ato”, deklaroi Vokshi.

You may also like