Alban Kondi jep lajmin e gëzueshëm. Do të bëhet sërish baba, këngëtari zbulon gjininë e bebit

by admin
Spread the love

Alban Kondi është një nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare. Këngëtari shumë i dashur shqiptar, i cili duket se është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor ka ndarë së fundmi një lajm shumë të bukur lidhur me të.

Artisti shqiptar ka zbuluar se do të bëhet baba për herë të dytë. Përmes një postimi në rrjete sociale, partnerja e tij ka postuar një imazh familjar dhe zbulon se familja do të shtohet me një fëmijë tjetër.

Madje, bashkëshortja e Albanit ka zbuluar edhe gjininë e bebit, duke shtuar se familjes do t’i shtojet një djalë tjetër. “Me çunat”, shkruan partnerja e Albanit në rrjete sociale.

Kujtojmë që çifti janë prindër të një djali, i cili mban emrin Floran, emrin vëllait të ndjerë të Albanit, artistit të njohur shqiptar, i njohur ndryshe edhe si Dr. Flori.

You may also like