Al-Khelaifi: Stili sulmuesi i Luis Enriques ai që donim

by admin
Spread the love

Pavarësisht se PSG e mbylli në vend të dytë dhe u kualifikua në 16 skuadrat më të mira të Champions League falë humbjes së Newcastle përballë Milanit, presidenti i klubit francez është i kënaqur me Luis Enriquen.

Në një rrëfim pas barazimit dramatik (1-1) në “Signal Iduna Park”, Nasser Al-Khelaifi u shpreh se spanjolli është personi i duhur për të udhëhequr kampionët e Francës drejt fitimit të Champions League.

“Ne luajtëm me stilin tonë, performuam në nivele të larta. Jemi të kënaqur me trajnerin. Jemi të kënaqur me punën që po zhvillon dhe stilin e lojës që po aplikon në skuadër. Kjo është ajo që duam.

Ne duam të jemi një skuadër që sulmon. Dhe Luis Enrique është shumë i motivuar në këtë aspekt.

Ky është shkaku pse nënshkruam me të. Edhe ndaj Dortmundit krijuam shumë raste për gol”, theksoi pronari i PSG-së.

You may also like