Al-Khelaifi: Mbappe nuk qëndroi për paratë, e gjithë Franca duhet të festojë

by admin
Spread the love

Presidenti i PSG, Nasser al-Khelaifi ka folur për rinovimin e Kylian Mbappé me klubin parisien: “Ka një rol shumë të rëndësishëm për të rinjtë dhe Francën. Lojtari më i mirë në botë do të qëndrojë këtu, ëndrra dhe objektivi i tij kanë qenë gjithmonë që të qëndrojë dhe të fitojë me ne. Historia jonë bashkë do të vazhdojë.

Mbappé nuk ka kërkuar ndonjë gjë të veçantë. Është një lajm i mirë për PSG, për futbollin francez dhe Francën. Ndoshta nuk e kuptoni tani, por do ta kuptoni më vonë. Lojtari më i mirë në botë do të luajë akoma në kampionatin tonë.

Javën e kaluar menduam që e humbëm, por kemi krijuar një lidhje të fortë dhe speciale me atë. Nuk ishim të sigurtë, por gjithmonë kemi besuar te Kylian dhe familja e tij.

Paratë? Në Spanjë do ti jepnin më shumë”, ka thënë numri një i PSG-së. / Oversport.tv

Foto: Paris Saint-Germain Twitter

You may also like