Akuzat për fondet, kërcënimet dhe deklarata e Veliajt: FSHF me qëndrim zyrtar

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

FSHF ka njoftuar një ditë më parë për një komunikatë të jashtëzakonshme.

Andi Verçani drejtuesi i Departamentit të Komunikimit ka thënë se kjo bëhet për t’u përgjigjur për akuzat e bëra ditët e fundit. Aldi Topçiu, drejtori i Departamentit Ligjor në FSHF, shtoi: “Dje kam marrë pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Shoqatës në Elbasan. Pata gjithashtu edhe fatin e keq të isha dëshmitar i një sulmi fizik dhe psikologjik që patën para, gjatë dhe pas mbledhjes. Ishin thirrur nga kryetari i Bashkisë Elbasan, ata që punojnë në arsim, duke u kërcënuar me vendin e punës. Gjithashtu ata kishim marrë edhe një fletushkë. Të vendosur në këtë situatë, këta njerëz të sportit, ata zgjedhin atë që të shtrin dorën dhe jo atë që të kërcënon. Me shumë kurajo i zgjodhën delegatët që do t’i përfaqësonin., Kujtdo që i ka shkuar mendja për ta uzurpuar futbollin, u mungojnë numrat dhe bëjnë këto numra. Edhe ata që kishin votuar pro, janë detyruar të shkojnë para një noteri për të ndryshuar gjoja vullnetin e tyre.

Aldi Topçiu

Së dyti, me qenë se është e aktuale, do doja t’iu përditësoja mbi llumin e Shijakut që bëhet nga lumi Erzen, meqë është aktuale. Pas 15 vite shkresash, anëtari ynë Erzeni vendosi të formalizohej dhe të jetë shoqatë, nga pesë anëtarë. Erzeni është anëtare e shoqatës së Durrësit dhe në përfundim të punimeve ato morën vendime në përputhje me statutin. Të papërgatitur për situatën, Bashkua e këtij qyteti, ka marrë përsipër të prodhojë një dokument që të autorizojë një drejtor të shumësportëshit për të marrë pjesë kudo. Nga nxitimi e krijojnë më parë. Bashkitë janë të detyruara që edhe ato aksione që kanë t’i shesin dhe jo më t’i shfrytëzojnë për të ndikuar në sport.

Nga pikëpamja ligjore është veprim banal. bashkia ka marrë atributet që nuk i ka, duke prodhuar akte për një organ ku nuk është anëtar. Presioni më i madh politik është në Tiranë. I kërcënojnë me vendin e punës. Shoqata Rajonal e Futbollit në Tiranë ka vepruar UEFA-n dhe FIFA-n për gjithçka që ndodh. Ka edhe filmime, që janë dorëzuar. FSHF ka për detyrë të mbrojë anëtarët nga ndërhyrjet e papërshtatshme dhe politike. Dua të bëj një dallim mes zgjedhjeve politike dhe atyre në futboll. Forca e organeve qëndron në pavarësinë e tyre politike dhe ekonomike. Nuk është si në politike, ku secili është pre e më të fortit dhe më të pasurit. Të gjithë anëtarët që nuk e plotësojnë kriterin e paanësisë politike, nuk do pranohen. Kushdo që e kërkon ndihmën për ta drejtuar futbollin jashtë komunitetit të futbollit, ka dështuar.

Erand Ibrahimi

Erand Ibrahimi, Drejtor i Marrëdhënieve me Jashtë dhe Projektet, mori më pas fjalën për “zhdukjen” e fondeve të FIFA: “Duhen bërë disa saktësime. Çdo qindarkë që vjen nga FIFA e UEFA kalon në proces certifikimi dhe auditimit. Nuk jepen lekët e të mos ketë gjurmim. Lidhur me COVID-19, FIFA ka akorduar një fond lehtësues. Te ne kanë ardhur 1.5 milion dollarë. 500 mijë dollarë kanë shkuar për pagat e luftës në futboll, trajnerë, futbollistë e zyrtarë. Jemi munduar të ndihmojmë. Duke qenë se fondi për të gjithë anëtarët ishte më i madh, 720 milion, pjesa tjetër është mbuluar me burime të brendshme. 500 mijë dollarë të tjera që janë për futbollin e femrave, janë tërhequr në gusht 2020. Janë përdoru 106 mijë dollarë për paga solidariteti për futbollin e femrave. Pjesa tjetër është për skemën e futbollin e femrave për tre vite. 500 mijë të tjera kanë shkuar për organizimet e kombëtareve. I gjithë aktiviteti financiar që lidhet me këtë fond është audituar nga FIFA. Kjo është e vërteta, është e thjeshtë dhe është certifikuar nga FIFA”.

Andi Verçani

Andi Verçani në fund ka dhënë edhe një përgjigje për kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili një ditë më parë tha në Neës 24 se FSHF nuk ka ndërtuar asnjë fushë futbolli në kryeqytet. “Më vjen keq që Veliaj nuk e njeh territorin e vet dhe nuk shikon zhvillimet që po ndodhin. Kompleksi Partizani është një rast konkret. Ftojmë bashkinë ta ndihmojë Partizanin për ta përfunduar kompleksin, siç ka bërë edhe federata. Tre fusha të reja janë bërë në Skënder Halili, që janë në pronësi të Bashkisë. Edhe fusha me bar natyral do vazhdojë së shpejti punimet dhe do të bëhen katër fusha aty. Duhet të ketë më shumë kujdes në kontrollin e qytetit. Kemi parë që kompleksi Dajti në mes të Tiranës po bëhet me pallate. I jemi drejtuar me shkresë zyrtare në 2020 Bashkisë Tiranë, për rivitalizimin e futbollit në Shqipëri. Ua kemi dërguar të gjitha bashkive në vend dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, ku u kemi refuzuar.

Kam pasur takim me Maznikun për ndërtimin e fushave të reja, për rindërtimin e fushave në qytetin Studenti. FSHF është gati të investojë. Presim përgjigje nga kryebashkiaku i Tiranës. Ne jemi të hapur të rikonstruktojmë, të bëjmë fusha të reja në gjithë territorin e Tiranës. Jemi gati të financojmë 50 me 50. Kërkojmë bashkëpunim, por nuk kemi marrë përgjigje zyrtare. Nuk do ta bëjmë situatën dramatike. Në qytete të tjera kemi pasur bashkëpunim, si në Kukës, Durrës, në Gjirokastër (2 fusha), në Lushnjë (3 fusha). Shpresojmë që Bashkitë e tjera t’i japin një shtysë Bashkisë së Tiranës. Këta djem kanë nevojë për fusha, që në këto qytete mungojnë.

PYETJET DHE PËRGJIGJET

Çfarë ndodhi në Elbasan konkretisht?
Topçiu: Asambleja është e regjistruar me video dhe vullneti i tyre mund të shikohet. Veprimet jashtë asamblesë nuk kanë asnjë pasojë ligjore, asnjë vlerë për punimet e asaj asambleje.

Çfarë ndodh në raste të tilla, pasi po shikojmë letrën e Shoqatës Rajonale të Tiranës?
Topçiu: Ajo shkresë është treguar që shoqatat funksionojnë, kanë rregulla që duan t’i vënë në zbatim. Nuk e di a do ketë përfaqësues të UEFA e FIFA tani shpejt. Dëshira ime është që po. Deri ditën e Asamblesë do ketë një reagim.

Problemet në asamblenë e Shkodrës?
Topçiu: Punimet ishin programuar më 17 janar, janë shtyrë për 8 shkurt. Nuk ka ndryshim të trupit ligjor të punimeve të asaj asambleje. Informacioni është që ka pasur ndërhyrje dhe kërcënime. Kam besim se edhe punimet e asaj asambleje do vazhdojnë normalisht. Do merren masat që anëtarët të mos cenohen, të mos preken.

Ofrimi i 100 mijë eurove për Alimehmetin për t’u tërhequr, a ka prova, video apo audio?
Topçiu:
 Nuk jam i autorizuar të them se kush e ka dhe çfarë përmban, nëse ka një provë të tillë. Unë vetë kam bërë një prononcim para dy muajsh dhe nuk është transmetuar, jo më të publikohen video të tilla. Këto gjëra administrohen në forma të tjera që parashikon ligji. Nuk rrezikon kush. Kur nuk transmetohet deklarata ime, vaj medet çfarë ndodh me gjëra të kësaj natyre.

You may also like