Akullnaja që po “vdes”! “Adamelos” nuk i mbetet më shumë se një shekull jetë

by admin
Spread the love

Adamello, akullnaja më e madhe në Alpet italiane, po vdes ngadalë nga ngrohja globale.

Shkencëtarët nuk i japin më pak se një shekull jetë. Në një udhëtim vjetor nëpër Alpe, një grup shkencëtarësh dhe aktivistësh mjedisor, eksploruan shpatet shkëmbore të masivit Adamello-Presanella, maja më e lartë e të cilit është mali Adamello në 3554 metra, për të dëshmuar nga afër efektet e ndryshimeve klimatike në akullnaja.

 “Akullnaja ka humbur pothuajse me 2.7 km që nga fundi i shekullit të 19-të. Dhe kjo për shkak të ngrohjes globale, pasi ndryshimet klimatike kanë qenë shumë të shpejta.”

Ashtu si akullnajat e tjera alpine, edhe Adamello po vuan nga reduktimi i reshjeve të bores, ku vetëm vitin e kaluar pati rreth 50% më pak reshje.

Kjo gjë ka bërë që temperaturtat e larta gjatë verës ta shkrijnë më shpejtë shtresën e akullit.


Top Channel

You may also like