Aktgjykimi i Haradinaj dhe Gucatit- Klinaku: Me pas drejtësi të mirëfilltë në aktgjykim do t’i shpallin të pafajshëm

by admin
Spread the love

Nesër do të mbahet seanca për të akuzuarit në Gjykatën Speciale Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati.

Aktgjykimi
për këtë rast, njëherësh i pari në historinë e Dhomave të Specializuara, do të
shpallet nesër.

I
kontaktuar nga Sinjali, Faton Klinaku, ushtruesi i detyrës së kryetarit të
OVL–UÇK-së tha se nuk pret ndonjë vendim që do të jetë i dëmshëm për të dyja
palët.

“Me pas drejtësi të mirëfilltë në aktgjykim do t’i shpallin të pafajshëm. Nëse ka drejtësi por nëse nuk ka drejtësi, natyrisht se pritet çdo gjë prej tyre“, tha Klinaku për Sinjalin.

Ndërsa i
pyetur se pavarësisht vendimit për aktgjykim ndaj Gucatit dhe Haradinajt a do
ketë ndonjë reagim nga OVL-, Klinaku tha se avokatët do ta apelojnë aktvendimin
në Gjykatë.

“Cilido që të jetë vendimi, avokatët do ta apelojnë aktvendimin në Gjykatë, ata po i bëjnë 10 muaj paraburgim dhe janë duke i mbajtur sikur peng“, përfundoi Faton Klinaku për Gazetën Sinjali.

Ndryshe,
gjykimi i Gucatit dhe Haradinaj ka zgjatur saktësisht 31 ditë të plota, kurse
procedura paraprake 12 muaj e 12 ditë. Gjatë gjithë kësaj kohe, Hysni Gucati e
Nasim Haradinaj kanë qëndruar në paraburgim.

You may also like