Aksidentohet autobusi me tifozë në Brazil, humbin jetën shtatë persona

by admin
Spread the love

Një autobus që transportonte tifozë të ekipit brazilian të futbollit Corinthians, u përplas të dielën pas një ndeshjeje në qytetin e Belo Horizonte, duke vrarë të paktën shtatë persona dhe duke plagosur 36 të tjerë, tha policia.

Tifozë kishin udhëtuar nga qyteti i Taubaté në shtetin verilindor të Sao Paulos për të parë barazimin 1-1 të ekipit të tyre me Cruzeiro në një ndeshje të kampionatit brazilian të shtunën në mbrëmje.

Pasagjerët deklaruan se autobusi u përmbys duke u përpjekur të shmangte një përplasje me një autobus tjetër.

Ekipi Corinthians tha në një deklaratë se do të japë mbështetje për familjet e viktimave.

Edhe klubet e tjera braziliane shprehën dhimbjen e tyre për aksidentin, siç bëri edhe presidenti Luiz Inácio Lula da Silva, i cili është gjithashtu një tifoz i klubit.


Top Channel

You may also like