Aksidenti në Tiranë, Veliaj: 5 të lënduar jashtë rrezikut për jetën

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryebashkiaku Erion Veliaj në një prononcim për gazetarët tha se fatmirësisht nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në Tiranë nuk ka pasoja në njerëz dhe 5 personat që mbetën të lënduar janë jashtë rrezikut për jetën.

“Është një aksident i pafat po lajmi mirë është që kemi 5 të lënduar, që janë të lënduar lehtë. Të dy drejtuesit e mjetit nuk kanë konsumuar alkool, sigurisht në një zonë me shumë trafik… lajmi i mirë është që nuk kemi asnjë njeri të lënduar rëndë. Do na duhet tashmë të lejojmë policinë të kryejnë të gjitha veprimet ”, tha mes të tjerash Veliaj.

Një autobus i linjës së Unazës dhe një makinë përfunduan në lumin Lanë mbrëmjen e kësaj të premteje në zonën e kinema Agimi, në rrethana ende të paqarta.

Njoftimi i policisë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë pak më parë, se në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një mjet dhe si pasojë ka rënë në Lumin Lana, bëjmë me dije se janë paraqitur për kontroll mjekësor dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M. K., 62 vjeç, (drejtuesi i autobusit), A. K., 61 vjeç, (faturino), pasagjerja e autobusit, shtetasja F. Ç., 64 vjeçe, shtetasi J. R., 27 vjeç (drejtuesi i mjetit) dhe shtetasi A. H., 27 vjeç, (pasagjeri i mjetit).

You may also like