Aksidenti i tmerrit lë të paktën 25 vdekur nga përplasja e mjetit me turistë me kamionin në Brazil

by admin
Spread the love

Të paktën 25 njerëz kanë humbur jetën kur një autobus turistësh pësoi një përplasje tmerri me një kamion në verilindje të Brazilit.

Pesë njerëz kishin mbetur të plagosur ne aksidentin e të dielës mbrëma, sipas mediave braziliane, të cilat publikonin imazhe të rrënojave te shtrembëruara të aksidentit.

Shkaku i aksidentit dhe kombësitë e viktimave ende nuk janë bërë të ditura nga autoritetet. Trupat e viktimave ishin marrë në dorëzim nga policia për identifikimin, njoftonin zjarrfikësit.

Të tre personat që ndodheshin në kamion humbën jetën, ashtu si dhe 22 nga pasagjerët e autobusit.

Tetë burra e 17 gra kishin humbur jetën sipas raportimeve.

Të plagosurit u dërguan në katër spitale rajonale në varësi të plagëve të marra.

Autobusi udhëtonte Guarajuba drejt Jacobina kur ndodhi përplasja brutale, ndërsa kamioni ushqimeve transportonte mango, thanë zyrtarët. Ne pamjet nga vendngjarja shiheshin mango te përhapura ne rruge ne zonën e përplasjes.

Bashkia e Jacobina, qyteti pranë vendit të aksidentit, shpalli dje tre ditë zie dhe organizoi një lutje kolektive nate për viktimat e ngjarjes së rëndë.

“Prefektura shpreh ngushëllimet e sinqerta për familjarët dhe miqtë e viktimave, në këtë moment dhimbjeje e trishtimi”, thuhej në njoftim.