aksidenti i pabesueshëm… – Shqip

by admin
Spread the love

Imazhi i një mauneje të varur nga buza e një ure mbi lumin Ohio pranë Louisville, Kentucky pas një aksidenti ku u përfshin dhe automjete të tjera, është befasuese.

Aksidenti ndodhi të premten e kaluar kur një automjet që shkonte në jug u përplas me një makinë të palëvizshme dhe kaloi në trafikun përballë, duke u përplasur me një kamion e depërtuar nëpër parmakë e përfunduar midis trarëve të urës, duke u balancuar në skajin e saj me kabinën e varur mbi ujë.

U deshën rreth 40 minuta që të vendosej një sistem me litar dhe që zjarrfikësi 29-vjeçar Bryce Carden të arrinte në kabinën e kamionit, të siguronte shoferin me rripin e sigurimit dhe ta tërhiqte në mënyrë të sigurtë në sipërfaqen e urës.

“I thashë: ‘thjesht merr frymë thellë dhe ja çfarë duhet të bësh’, sepse kisha nevojë që të më ndihmonte të lëvizja në një mënyrë të caktuar, në mënyrë që të vendosja rripin siç duhet. Pasi e bëmë këtë, sapo e hoqëm nga rripi i sigurimit dhe ai u lidh në sistemin tim, atëherë e kuptova që ishim në rregull. Thjesht duhej ta tërhiqnim lart”, tha zjarrfikësi i guximshëm, i cili vlerësoi punën ekipore me kolegët e tij për shpëtimin e shoferit të kamionit. /tesheshi.com/

You may also like