Aksident i rëndë në rrugën Gostivar-Kërçovë, dy persona kanë humbur jetën

by admin
Spread the love

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidentit të rëndë që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë.
“Sot (05-janar) në ora 07:10 në SPB- Tetovë është raportuar se në rrugën kryesore Gostivar-Kërçovë, në afërsi të separacioneve të hapura (guroreve), ka ndodhur një aksident trafiku ku janë përfshirë dy automjete të pasagjerëve: “Audi” me targa të huaja që drejtohej nga 42-vjeçari E.Z. nga Kërçova dhe vetura “Shkoda” me targa të Shkupit e drejtuar nga Sh.N.(48) nga Kamenjani i Tetovës.
Në aksident dy vozitësit kanë ndërruar jetë nga lëndimet e marra në vend, ndërsa mjekët e Emergjencës së Gostivarit kanë konstatuar vdekjen. Prokurori publik dhe ekipi i Departamentit të Punëve të Brendshme të Gostivarit kanë kryer këqyrjen në vendin e ngjarjes”, thuhet në kumtesën e SPB-Tetovë.

MARKETING



You may also like