Aksident i pazakontë trafiku në Prishtinë (FOTO)

by admin
Spread the love

Të enjten në mesnatë ka ndodhur në aksident i pazakontë trafiku në Prishtinë.

Klan Kosova nga vendi i ngjarjes ka siguruar pamje, nga ku mund të shihet se dy makina janë të përfshira në aksident.

Ajo që e bën të pazakontë aksidentin është fakti se veturat kanë përfunduar në dy rrugë të kundërta nga njëra tjetra, gjë që ka shkaktuar kolona të mëdha në mes të natës.

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe Policia e Kosovës, e cila e ka siguruar vendin e ngjarjes.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga ky aksident. Klan Kosova e ka kontaktuar PK-në për të marrë më shumë informacione rreth këtij rasti, por deri më tani nuk ka pranuar përgjigje.

Kjo ngjarje ka ndodhur në udhëkryqin pranë katedrales në Prishtinë.

klankosova.tv

You may also like