Akordi pranë me Juventusin, Rudiger me pagë sa Vlahovic e Dybala

by admin
Spread the love

Antonio Rudiger është një hap larg Juventusit. Gazzetta dello Sport raporton se bardhezinjtë kanë parakaluar klube si Real Madrid dhe Bayern Munich, që e kanë gjermanin në listën e dëshirave të tyre.

Oferta që Juventusi i ka bërë kampionit të Europës me Chelsea është pranë asaj që ai kërkon. Momentalisht ka një diferencë 1 milion euro.

Klubi nga Torino i ka ofruar 7 milionë euro në sezon dhe e barazon mbrojtësin me lojtarë si Dybala dhe Vlahovic, por i kushton më pak.

Juventusi përfiton nga Dekreti i Rritjes dhe paga bruto është më e ulët se e dy sulmuesve, për shkak të taksave të reduktuara. / oversport.tv

Foto: Chelsea Football Club, Facebook

You may also like