Akademiku Izet Zeqiri mbështet Bilall Kasamin për kryetar të Tetovës

by admin
Spread the love

Akademiku, profesori universitar njëherit Izet Zeqiri ka dhënë mbështetjen e tij për kandidatin për kryetar të Komunës së Tetovës Bilall Kasami, njofton Monitor.

Se Zeqiri mbështet Kasamin u zbulua sonte, në tubimin që Lëvizja Besa kishte në fshatin Poroj.

Akademik Zeqiri ishte prezent në këtë tubim dhe u përshëndet nga vet kreu Bilall Kasami, raporton Monitor.

Kujtojmë se akademiku Izet Zeqiri ka qenë një ndër deputetët më të zëshëm në parlamentin e Republikës së Maqedonisë së Veriut./Monitor

You may also like