“Ajo që kam kaluar me Semin dhe Fifin ka qenë trauma më e madhe pas ‘97”

by admin
Spread the love

Monika Lubonja ishte e ftuar ditën e sotme në “Ditë pas dite”, nga Fjodora Fjora.

Në këtë intervistë, aktorja foli për shumë projekte që ka në plan tani pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, ku përmendi aktivitetet me fëmijët që do ti rinisë aty ku i la para se të hynte në “BB VIP”, që janë ‘musical’ dhe shfaqjet me fëmijët.

Ndër të tjera, Monika foli edhe për një episod që ndodhi në Big Brother midis Semit dhe Fifit dhe për mënyrën si është parë në rrjete sociale dhe si e ka përjetuar ajo brenda shtëpisë.

“Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin, për mua ka qenë trauma më e madhe pas 97 që unë kam kaluar sikletet e mija, sepse dhe unë pata një divorc në ato kohë, jeta ime nuk ishte e thjeshtë. Ishte një traum sepse u ngritën që kjo gua po ndihmon njërën pa e ditur që kjo vajza tjetër kishte një problem dhe ajo, sepse ajo erdhi dhe tha unë ankthin e kam hequr dhe unë tani dilja si xhandar i këtyre kur unë nuk isha kjo. Këtë gjë un e kam parë shumë keq në rrjete sociale, ku janë marrë vetëm me fjalë dhe na kanë masakruar”- u shpreh Monika.

Lubonja përmendi gjithashtu se gjatë qëndrimit në shtëpi, Vëllai i madh ka qenë shumë i gjindshëm në çdo situatë.

“Sa i përket produksionit, kanë qenë shumë të gjindshëm, sidomos për sa i përket anës shëndetësore, për çdo nevojë që ne kishim”- tha ajo.


You may also like