Ajax, Erik ten Hag: Dua maksimumin, kemi një shans të artë për t’u kualifikuar

by admin
Spread the love

Trajneri i Ajaxit, Erik ten Hag ka folur në konferencë për shtyp në prag të sfidës së nesërme kundër Benficas në Champions League.

Ndeshja e vajtjes në Portugali përfundoi në barazim 2-2 dhe nesër në “Johan Cruijff Arena” do të vendoset emri i skuadrës që do të kualifikohet në çerekfinalet e këtij turneu.

“Nuk kemi mungesa dhe kemi të gjithë lojtarët të gatshëm për këtë sfidë. Fakti që gjendemi në fazën e 1/8-ve të finales të Championsit është diçka pozitive, por si çdo sportist dua të marr maksimumin në çdo garë që marrë pjesë.

Duhet të zhvillojmë një ndeshje të madhe kundër një skuadre cilësore si Benfica dhe dua që skuadra të bëjë një paraqitje të mirë.

Mendoj që kemi mundësi të mira për tu kualifikuar në çerekfinale, madje nesër kemi një shans të artë për të vazhduar rrugën në Champions”, ka thënë tekniku i Ajax. / Oversport.tv

Foto: AFC Ajax Facebook

You may also like