Ai luan me shtëpinë, publikun dhe produksionin

by admin
Spread the love

Një nga banorët më të dashur e më të qetë që u largua vetëm pak javë më parë nga shtëpia e “Big Brother VIP” ishte Bjordi Mezini. Hyrja e tij në shtëpinë më të famshme në Shqipëri tërhoqi vëmendjen e opinionit publik, duke qenë se kjo ishte pjesëmarrja e tij e dytë në një program të tillë.

Mëngjesin e sotëm, Bjordi ishte i ftuar në emisionin ‘Wake Up’ ku foli për eksperiencën e tij në këtë format, ndërsa u pyet se si e sheh lojën e Luizit brenda “Big Brother VIP2”, duke qenë se me hyrjen e gazetarit Bledi Manes, ai ka pasur edhe disa përplasje.

“Loja e Luizit është e bukur sepse nuk ka luajtur vetëm me shtëpinë, ka luajtur me publikun, produksionin. Ka krijuar një terren shumë të madh. Ai e ka marrë parasysh këtë. Teknika e tij do jetë bllok në fillim dhe do presi. Ai i priste sulmet e Bledi Manes”, tha ndër tē tjera Bjordi Mezini.

Regjisori u shpreh se nga formati Jo-VIP ku ai ka qenë pjesë më parë në këtë VIP ka shumë ndryshime. “Formati VIP ndryshon në thelb. Në kohën tonë nuk ishte vetëm statusi jo Vip, por nuk kishte një mjet social që të komuniukonim me njerëzit. Ne e respektonim më shumë atë format sepse ishte e vetmja mënyrë për të komunikuar. Kurse tani ata e kanë mundësinë të flasin me njerëzit”- tha Bjordi.

You may also like