Aguero tregon bisedën me Messin: Më tha se do të çojë Inter Miamin…

by admin
Spread the love

Kun Aguero, ish-shoku i skuadrës së Lionel Messit në fushë, tashmë i pensionuar, zbuloi një bisedë kurioze që ka pasur me “Pleshtin”kur u njoftua se ai do të vazhdonte karrierën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, përkatësisht tek Inter Miami.

Për kanalin ESPN, Aguero tregoi se çfarë ndodhi kur folën për faktin se klubi renditet e fundit nga 15 skuadrat në Konferencën Lindore (me vetëm 15 pikë në 17 ndeshje: 5 fitore dhe 12 humbje), ku kryeson Cincinatti me 40 pikë.

Phil Neville u shkarkua javën e kaluar dhe postin e trajnerit të Inter Miamit e mori Federico Higuaín.

“Ne biseduam pak më parë, i dërgova tabelën e renditjes dhe i thashë: “Shiko, skuadra juaj është e fundit, ju duhet ta çoni në vendin e tetë ose të nëntë për të hyrë në play-off-in e MLS”. Ai qeshi shumë, çfarë do të thoshte? Me mua ai qeshi shumë, por më pas tha: “Do të hyjmë në play off, duhet të hyjmë’”, zbuloi Aguero.

Tri ditë pasi njoftoi nënshkrimin e Messit, Inter Miami u rikthye për të luajtur këtë të shtunë dhe humbi ndeshjen e gjashtë radhazi, pasi u mund nga Neë England Revolution me rezultat 1-3.

Pavarësisht kësaj sfide, Aguero deklaroi se Messi mori vendimin e duhur:

“Ishte befasuese për të gjithë ata që flisnin për Barcelonën, por ishte vendimi i tij dhe besoj se ai kërkoi më shumë lumturi sesa presionin për fitore.”

Messi tashmë ka një apartament në Miami dhe duhet t’i bashkohet klubit të ri në fund të qershorit (pas ndeshjeve të kombëtareve).

Në MLS, sezoni mbyllet në tetor. Në favor të vendimit të Messit ka ndikuar edhe fakti që Botërori i ardhshëm, në vitin 2026, do të zhvillohet në SHBA (në një organizim të përbashkët me Meksikën dhe Kanadanë).


Top Channel

You may also like