Aguero i emocionuar: Bëra gjithçka që ishte e mundur për të parë nëse kishte ndonjë shpresë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sergio Aguero ka filluar konferencën e tij për të konfirmuar pensionimin nga futbolli.

Sulmuesi argjentinas e nisi konferencën në lot, duke e konfirmuar pensionimin nga futbolli.

“Kjo konferencë është për t’ju bërë të ditur se është vendosur të largohem nga bota e futbollit.  Falënderoj familjen time që më ka mbështetur që në fillim”.

“Jam krenar dhe i lumtur për karrierën time, gjithmonë kam ëndërruar të luaj futboll. Ëndrra ime ishte të luaja futboll. Nuk e kisha menduar kurrë se do të arrija në Evropë.”

“Unë gjithashtu dua të falënderoj shokët e mi të skuadrës që më kanë ndihmuar të përmirësohem.”

“Dua t’ju shpjegoj se bëra gjithçka që ishte e mundur për të parë nëse kishte ndonjë shpresë, por nuk ka pasur shumë.”

“Nuk e di se çfarë më pret tani. E di që ka shumë njerëz që më duan dhe duan më të mirën për mua.”

Agüero: “Po largohem me kokën lart”.

You may also like