Agron Shehaj nxjerr prapaskenat nga selia blu: Basha ka vendosur kush do bëhet kryetar i përkohshëm

by admin
Spread the love

Deputeti demokrat Agron Shehaj deklaroi mbrëmjen e djeshme se dorëheqja e Lulzim Bashës vlen për ata që e njihnin si kryedemokrat, pasi pjesa tjetër e ka shkarkuar atë prej kohësh.

I ftuar në emisionin ‘Politico’, Shehaj tha se kjo që Basha bëri ishte e organizuar prej kohësh, pasi sipas tij partitë vendosin me votë dhe kjo nuk ndodhi në PD. Ai ngriti pyetjen a ka dhënë vërtetë dorëheqjen Basha nga PD-ja?

Deklarata e Shehajs:

“Dorëheqja e Bashës vlen për ata që e njohin, ne e kishim shkarkuar prej kohësh. Fakti që ka marrë kohë, duket se ka planifikuar edhe çfarë ndodh më pas, kanë vendosur kush do bëhet kryetar i përkohshëm, kur do bëhen zgjedhje brenda PD. Partitë vendosin me votë, Basha dhe mbështetësit e tij legjitimitetin e mbanin mbi faktin se thonin kemi shumicën, zgjedhjet treguan se nuk e kanë shumicën. Nuk kam shumë besim te ky vendim. Duhet një gjuhë e përbashkët me Komisionin e Rithemelimit pa dyshim. Lind pyetja a e ka dhënë vërtetë dorëheqjen?”, tha Shehaj.

You may also like