Agjenti i Politano: Nuk ndjen besimin e mëparshëm, do të konsiderojmë ofertat

by admin
Spread the love

Një e ardhme larg Napolit për Matteo Politano? Gjithçka mund të merret në konsideratë. Këtë gjë e ka konfirmuar edhe vetë agjenti i sulmuesit italian, Mario Giuffredi.

Ky i fundit foli për mikrofonat e “Radio Marte” ku shprehu edhe vullnetin për të ardhmen e lojtarit. “Kemi pasur një takim me Spallettin dhe Giuntoli sepse djaloshi nuk ndjen më besimin e mëparshëm. Nëse vjen ndonjë ofertë, Politano do ta marrë në konsideratë.

Nesë nuk vjen atëherë do të qëndrojë te Napoli dhe do të japë më të mirën. Valencia? Gattuso e vlerëson dhe po flitet për një mundësi të mirë, por edhe mund të qëndrojë në Itali”.

Giuffredi është gjithashtu edhe agjenti i mbrojtësit të Napolit Di Lorenzo, kur për këtë të fundit konfirmoi qëndrimin me Napolin. Ai tha se Di Lorenzo do të qëndrojë, pasi dëshiron edhe që të bëhet kapiten i ekipit. /oversport.tv

You may also like