Agjenti i Lukakut: Kthim në Serie A? Shumë zhurmë për asgjë, duhet të presim

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Një nga agjentët më të njohur në botë, Federico Pastorello ka folur për “La Repubblica” për të ardhmen e klientit të tij, Romelu Lukaku:

“Situata e tij është e veçantë dhe askush nuk e priste. Nuk diskutoj zgjedhjet teknike, por është e qartë që ka patur një problem. Tani është i përqendruar për pjesën e mbetur të sezonit, nuk kemi folur për gjëra të tjera”.

Kohët e fundit është folur për një rikthimit të belgut në Itali: “Shumë zhurmë për asgjë. Ai i ka përzemër klubin dhe tifozët zikaltër, nuk e ka fshehur kurrë, por në këto momente nuk mund të parashikojmë të ardhmen.

Chelsea sapo ka mbyllur shitjen e klubit, nuk njohim pronarët e rinj, si mund të hapim diskutime merkatoje me Milanin apo Interin. Duhet të presim”, ka thënë mes të tjerash Pastorello. / Oversport.tv

Foto: Chelsea FC, Twitter

You may also like