Agjenti i Hakimit heq dyshimet: Është i lumtur në Paris, do të qëndrojë

by admin
Spread the love

Për Achraf Hakimi është folur shumë së fundmi se nuk është i kënaqur në Paris. Për rrjedhojë shumë media kanë shkuar se mbrojtësi maroken dëshiron të largohet nga PSG për të kërkuar një eksperiencë të re, ku kandidati kryesor për të blerë mbrojtësin ka qenë Real Madridi.

Megjithatë, për të heshtur këto zëra ka menduar vetë agjenti i lojtarit Alejandro Camano. I intervistuar nga “Radio Colonia”, Camano tha se Hakimi nuk ka asnjë qëllim që të lëvizë nga Parisi duke i premtuar besnikëri klubit se karriera e tij do të vazhdojë ende në kryeqytetin e Francës.

“Është një lojtar i PSG dhe është shumë i lumtur atje. Ka ende edhe katër vite kontratë me ta. Është ende i ri dhe kërkon të vazhdojë të ritet ende në Paris”, tha ndër të tjera Camano. /oversport.tv

Foto: PSG – Paris Saint-Germain, Facebook

You may also like