Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele dënon fuqishëm ofendimet e BRAKOS ndaj IRL-së për dokumentarin “Vrasje në Tetovë”

by admin
Spread the love

Agjencia për Shërbime Mediatike Audio dhe Audiovizuele i dënon fuqishëm ofendimet e shprehura dhe diskualifikimet nga ana e kompanisë “Brako” të drejtuara ndaj gazetarëve të Laboratorit Hulumtues Reportues (IRL) në lidhje me filmin dokumentar “Vrasje në Tetovë”.

“Gazetaria hulumtuese është kyçe në realizimin e rolit të medieve dhe për këtë gjë gazetarët nuk guxojnë të jenë të ofenduar dhe të diskredituar publikisht gjatë trajtimit dhe analizimit të çështjeve që janë me interes të lartë. Përkundrazi, punëtorët mediatik duhet të nxiten dhe të inkurajohen për të kryer punën e tyre dhe informimin e opinionit. Nëse ndonjë palë e tanguar vlerëson se informacionet e publikuar nuk janë të sakta ose nuk janë plotësisht të vërteta, duhet ta shfrytëzojë të drejtën e garantuar me ligj të përgjigjës dhe korrigjimit, gjegjësisht demanti. Njëkohësisht për mos respektimin e standardeve të konfirmuara në kodekset gazetareske mund të shfrytëzojnë mekanizmat të cilat i kanë vendosur në trupat vetërregullues”, thuhet në njoftimin e ASHMAA-së, raporton SHENJA.

 

 

 

MARKETING




You may also like