Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes i dhuron donacion FSK-ës

by admin
Spread the love

Agjencia Amerikane për Reduktimin e Kërcënimeve të Mbrojtjes dhuroi donacionin e radhës për Kompaninë e materieve të Rrezikshme të FSK-së.

Në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se donacioni i radhës në vlerë prej rreth 75 mijë dollarë, përfshinë automjetin special për transportin e personelit dhe pajisjeve specialistike për intervenime në operacione kundër materieve të rrezikshme.

Donacione të ngjashme krahas mbështetjes në trajnime, DTRA do të vazhdojë edhe në të ardhmen për zhvillimin dhe avancimin e mëtejmë të kapaciteteve të mbrojtjes kimike, atomike, biologjike dhe radiologjike

You may also like