Afrim Gashi takohet me kryeparlamentarin turk, Mustafa Shentop

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Lideri i Alternativës, Afrim Gashi me rastin e Ditës së Arsimit Turk, ka realizuar takim miqësor me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), kryeparlamentarin Mustafa Shentop.

Në këtë takim, mes tjerash është diskutuar mbi aktualitetin politik në vend dhe rajon.

 

Postimi i plotë i kryetarit Gashi në faqen zyrtare në facebook:

Në Ditën e Arsimit Turk – 21 Dhjetorin, së bashku me deputetin tonë, Hysni Ismaili, realizuam takim miqësor me kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), kryeparlamentarin Mustafa Shentop. Përveç urimit të Ditës së Arsimit Turk, mes tjerash diskutuam mbi aktualitetin politik në vend dhe rajon. Raportet miqësore Maqedonia e Veriut-Republika e Turqisë, gjithmonë kanë qenë të orientuara drejt harmonizimit të urave bashkëpunuese mes dy shteteve mike. Republika e Turqisë, mbetet shteti mik i shqiptarëve në rajon dhe gjithandej.  /SHENJA/


You may also like