Adriano: Me punë dhe përkushtim, Interi mund të bëhet kampion i Europës

by admin
Spread the love

Në një intervistë të dhënë për Tuttosport, legjenda zikaltër, Adriano ka folur mbi situatën e Interit, derbin që pritet të luhet në fundjavë kundër Milanit, si dhe tregoi derbin e tij më të bukur.

DERBI MË I BUKUR-  “Ai ndaj bashkëkombësve Dida dhe Kaka ishte thjesht i mrekullueshëm, fituam 3-2 dhe shënova dy gola, njëri prej të cilëve në minutën e 47-të të pjesës së dytë. Thjesht fantastike. Ishte një ndjesi spektakolare pasi shënova atë gol. Është e pamundur për mua të harroj atë goditje me kokë fituese, e cila na lejoi të mposhtnim rivalët tanë të qytetit”.

SERIE A- “Interi ka shanse të mëdha për të fituar Scudetton përsëri këtë vit. Sa i përket ndeshjes kundër kuqezinjve, unë padyshim shpresoj që zikaltrit të fitojnë. Por në një ndeshje të kësaj rëndësie dhe kaq të veçantë, gjithçka mund të ndodhë.”

VENDIMTAR NË DERBI- “Unë besoj fuqishëm se Alexis Sanchez dhe Lautaro do të lënë gjurmët e tyre”

LARGIMI I LUKAKUT DHE HAKIMIT NUK KA NDIKUAR- “Në fakt po, ose të paktën unë shpresoja kështu. Zikaltrit kanë një ekip të shkëlqyer, të përbërë nga lojtarë të vlefshëm, si Alexis Sanchez dhe Lautaro Martínez. Duhet thënë se ka vërtet shumë lojtarë të fortë.”

INZAGHI APO CONTE- “Simone Inzaghi është një trajner i shkëlqyer, siç është edhe Antonio Conte. Rezultatet të paktën për momentin janë më të favorshme për Inzaghin.”

NDESHJA ME LIVERPOOL- “Unë mendoj se Interi mund të kalojë turin. Me përkushtim dhe punë zikaltrit do të jenë në gjendje të bëhen kampionë të Europës”.

MUNDËSIA QË DJALI I TIJ TE LUAJË TEK INTERI- “Po, është një mundësi që mezi pres të materializohet. Të shoh atë tek Interi do të ishte një nder, si dhe një emocion shumë i fortë. Ai ka shumë talent dhe punon shumë. Jam i sigurt se do të ketë një karrierë brilante”. /oversport.tv

You may also like